Hasani takon presidentin e Rumanisë, thotë se kishin një takim produktiv

14:19 | 4 Qershor 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me presidentin e Rumanisë, Klaus Lohannis.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani bërit ë ditur se kanë pasur një takim produktiv.

Ai tha se ka shprehur mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Vizita zyrtare në Rumani nisi me takimin produktiv me Presidentin Klaus Lohannis. Si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme