Google ADS

Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Austrisë

14:45 | 23 Nëntor 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me homologun austriak, Alexander Schallenberg.

Hasani tha se kanë diskutuar për lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Ai tha se janë të gatshëm për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Pata një takim të shkëlqyer me kolegun tim të dashur Alexander Schallenberg. Diskutuam për lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe për zhvillimet e rëndësishme rajonale. Të gatshëm për ta thelluar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, veçanërisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, për të cilën i jemi thellësisht mirënjohës Austrisë si një mbështetëse e palëkundur”, shkroi Hasani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme