Google ADS

Hasani takoi McAllisterin, e falënderon për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE

12:00 | 22 Janar 2024
E.G

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister në Bruksel.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani u shrpeh falënderues ndaj Komisionit për Punë të Jashtme  për mbështetjen e së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE, shkruan Arbresh.info.

“Bruksel, diskutim i frytshëm me David McAllister, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Falënderues ndaj  Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian për mbështetjen e zëshme të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE, si dhe për angazhimin personal të McAllister.”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/

Të ngjashme