Google ADS

Hasani takohet me presidentin dhe zëvendëskryeministrin malazez, diskutojnë për bashkëpunim

18:21 | 18 Janar 2024
E.G

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani po vazhdon vizitën e tij në Mal të Zi.

Gjatë kësaj vizite ai është takuar me presidentin malazez, Jakov Milatović ku kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, shkruan Arbresh.info.

“Mirënjohje Presidentit Jakov Milatović për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve tona, duke theksuar intensifikimin e dialogut politik dhe angazhimin tonë të përbashkët për të nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit drejt rrugës sonë të përbashkët të integrimit në BE.”, ka shkruar Hasani.

Hasani është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj me të cilin kanë biseduar për projektet lidhur me infrastrukturën, energjinë, zonat kufitare, arsimin, kulturën dhe shkencën mes dy vendeve, shkruan Arbresh.info./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme