Google ADS

Hasani takohet me homologun malazez, temë diskutimi bashkëpunimi në fusha të ndryshme

14:21 | 18 Janar 2024
K.B

Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi në kuadër të turit ballkanit, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me homologun e tij, ministrin Filip Ivanović.

Hasani bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për strategjitë për të forcuar më tej lidhjet miqësore midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Si dhe bëri të ditur gjithashtu se do të vazhdojnë angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

“Sot në Podgoricë me homologun tim Ministrin Filip Ivanović diskutuam strategjitë për të forcuar më tej lidhjet miqësore midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Si fqinjë të mirë, aleatë dhe partnerë, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme si në infrastrukturë, energji, arsim, kulturë dhe shkencë”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Ai tha se ndërtimi i urës mbi lumin Buna dhe ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane janë prioritete strategjik.

“Ndërtimi i urës mbi lumin Buna dhe ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane janë prioritete strategjike që do të nxisin integrimin rajonal dhe do të transformojnë perspektivën ekonomike të të gjithë rajonit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme