Gjatë Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani u takua me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrin e Shtetit për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar,Stephen Doughty, drejtoren e Agjencisë për të Drejtat Themelore të BE-së Sirpa Rautio dhe shefin e Evropës dhe Euroazisë të Forumit Ekonomik Botëror, Andrew Caruana Galizia.
Diskutimet u fokusuan në zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ministri Hasani theksoi përkushtimin e Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore si një aspekt thelbësor të raporteve të Komisionit Evropian./atsh/
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...