Google ADS

Hasani takim me ambasadorin britanik: Forcojmë bashkëpunimin në sigurinë kibernetike

18:15 | 16 Shtator 2024
E.G

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur në takim ambasadorin e ri britanik në Tiranë, Nick Abbott.

Në fokus të takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe rritja e investime britanike në Shqipëri.

“Takimi i shkëlqyer sot me ambasadorin britanik në Tiranë Nick Abbott. Ne vlerësojmë shumë lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona. Duke i uruar sukses në rolin e tij të ri, teksa presim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe infrastrukturës dhe për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri”, shkruan Hasani në platformën X.

Nick Abbott u emërua ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë në fund të muajit gusht duke zëvendësuar Alastair King-Smith.

/rtsh.al/

Të ngjashme