Hasani: Shqipëria synon hapjen e kapitujve brenda 2024

15:45 | 22 Qershor 2024
E.K

Në forumin me ministrat e jashtëm ballkanikë në Austri kryediplomati Hasani theksoi se Shqipëria është gati që gjatë këtij viti të hapë sa më shumë kapituj të anëtarësimit në BE.

Hasani shpreson shumë që pas një muaji të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në.

Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë: Shqipëria ka treguar vendosmërinë e saj për përshpejtimin e procesit dhe integrimit duke treguar progres të vazhdueshëm në ndërmarrjen e reformave. Jemi gati të hapim sa më shumë kapituj të mundshëm në kuadër të negociatave gjatë këtij viti. Nuk ka kohë për të humbur dhe shpresoj shumë që gjatë një muaji të kemi mundësi të organizojmë konferencën e dytë ndërqeveritare.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Josep Borrell në mbyllje të mandatit të tij është shprehur optimist për integrimin e shteteve ballkanike./Klan News

Të ngjashme