Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka marr pjesë në një aktivitet të nivelit të lartë në New York ku është diskutuar mbi luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes.
Hasani ka bërë të ditur se në këtë aktivitet ka theksuar vendosmërinë e Shqipërisë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke mbrojtur dialogun civil dhe të drejtat e njeriut.
“NeëwYork/ Në aktivitetin e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Arsimit, theksova vendosmërinë e Shqipërisë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke mbrojtur dialogun civil dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në Facebook.
“Është kritike, tani më shumë se kurrë, që të reagojmë në mënyrë aktive dhe të qëndrojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e ndarjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të ndalojnë rritjen e antisemitizmit”, shkroi Hasani./Arbresh.info
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë