Hasani: Rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare

09:08 | 13 Shtator 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, tha se rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani shprehu mirënjohje dhe falënderim për 719 mësuesit që japin mësim në këto kurse.

“Rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare , ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në të gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik”, shkroi Hasani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme