Google ADS

Hasani: Qeveria shqiptare e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së

20:05 | 2 Tetor 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mori pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë të mbajtur në Berlin ku morën pjesë 110 kompani nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare.

Hasani me anë të një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi nga ky festival, ka thënë se qeveria shqiptare është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e produkteve, shkruan Arbresh.info

Postimi i tij:

Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u shpalosën më së miri në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë, mbajtur në Berlin, me pjesëmarrjen e 110 kompanive nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare.

Me sytë nga e ardhmja, qeveria shqiptare është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e produkteve, por gjithashtu për të hapur dyer të reja që fermerët, peshkatarët dhe prodhuesit tanë të hyjnë në tregje më të gjera dhe mundësi më të mëdha.
GAGF ‘24

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme