Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani po qëndron për vizitë zyrtare në Indi ku është pritur në takim të ngrohët nga homologu i tij indian, Dr. Subrahmanyam Jaishankar.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasani tha se me Jaishankar kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve teksa ka theksuar nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit.
“Mirënjohje homologut tim Dr. Subrahmanyam Jaishankar për mikpritjen e ngrohtë. Diskutuam për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, të cilat pavarësisht distancës, kanë qenë gjithmonë të lidhura nga vlerat e përbashkëta të mishëruara nga trashëgimia e jashtëzakonshme e Nënë Terezës”, ka shkruar Hasani.
“Theksova nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin tonë me iniciativa konkrete në sektorë kyç, përfshirë: turizmin, energjinë, inovacionin dhe teknologjinë e informacionit, farmaceutikën, shëndetësinë dhe arsimin”, shtoi Hasani./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...