Google ADS

Hasani për Skënder Sherifin: Ka luajtur një rol të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare

16:57 | 8 Tetor 2024
Q L

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka njoftuar se eventi, “Angazhimi me profesionistë të Diasporës” i është dedikuar profesorit dhe shkrimtarit, Skënder Sherifit.

Po ashtu ai tha se Skënder Sherifi është një përfaqësues i denjë jashtë vendit, shkruan Arbresh.info.

“Skënder Sherifi është një përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë jashtë vendit, me një autoritet të pabesueshëm mes kulturës franceze dhe belge” tha ai.

Tutje Hasani foli edhe për rrugëtimin qe Sherifi e ka pasur, dhe ka luajtur një rol të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Veprat e tij , përmes një rrugëtimi të pasur dhe atipik, mes Brukselit – Parisit – Prishtinës dhe Tiranës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona me komunitetin ndërkombëtar, duke pasuruar ndjeshëm trashëgiminë tonë letrare dhe forcuar identitetin shqiptar në botë.” ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme