Google ADS

Hasani pas takimit me homologun italian: Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh

13:26 | 22 Dhjetor 2023
E.K

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun italian, Antonion Tajani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Me anë të një postimi në “X”, Hasani u shpreh se me Tajanin diskutuan për bashkëpuninin dypalësh.

“Mirëprita në mëngjes në Tiranë kolegun tim, Miinistrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të italisë, Antonio Tajani. Diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij në Shqipëri sot.“, shkruan Hasani./Arbresh.info

Të ngjashme