Google ADS

Hasani: Një politikë e besueshme zgjerimi është jetike për Ballkanin Perëndimor

19:06 | 3 Shtator 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Hasani ka njoftuar se gjatë diskutimit atje ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë e qëndrueshme në për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Hasanit, si BE ashtu edhe Ballkani Perëndimor duhet të angazhohen për zbatimin e reformave në kohë dhe krijimin e strategjive inovative të integrimit.

“Ne kemi metodat dhe mjetet. Tani kemi nevojë për vendime të shpejta politike”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme