Hasani në Vjenë: Shqipëria e gatshme për t’u përfshirë në planin e OKB-së për drogën dhe krimin

17:26 | 16 Nëntor 2023
E.H

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani po qëndron për vizitë në Vjenë të Austrisë.

Hasani është pritur në takim nga Drejtoresha Ekzekutive të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Ghada Waly, përcjell Arbresh.info.

“Mbështetja dhe bashkëpunimi i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin është jetik për të koordinuar prioritetet dhe objektivat tona të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar transnacional”, ka shkruar Hasani në rrjetin social Facebook.

Mes tjerash, Hasani bëri të ditur se Shqipëria është gatshme për t’u përfshirë në mënyrë më konkrete në Programin e ri Rajonal të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

“Mirënjohje Drejtoreshës Ekzekutive të UNODC, Waly për udhëheqjen e saj të jashtëzakonshme”, shkroi Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme