Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani po merr pjesë në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum ku të pranishëm janë lider nga e gjithë Evropa për të forcuar bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se në forum ka ritheksuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe integrim në BE.
Postimi i plotë:
Edicioni i 10-të i Tirana Connectivity Forum, një platformë që bashkon liderët nga e gjithë Evropa në angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Në një botë me sfida të shumta, ritheksova angazhimin tonë të palëkundur për bashkëpunim rajonal dhe integrim në BE, me fokus në projektet lidhëse të infrastrukturës dhe qasjen më të shpejtë në Tregun e vetëm i BE-së.
Lidhshmëria është çelësi për stabilitet, prosperitet dhe siguri. Jemi më të fortë së bashku. Së bashku, mund t’i kthejmë sfidat në mundësi për një Evropë më të qëndrueshme./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...