Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, thekson se edhe një herë kanë konfirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në takimin me ministrat e jashtëm të NATO-s.
Në këtë takim, ai shkruan përmes një postimi në Facebook, se ka theksuar edhe një herë nevojën kritike për të forcuar kohezionin e NATO-s, veçanërisht në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.
“Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe qëndrimin tonë të bashkuar kundër sfidave në rritje të sigurisë, duke përfshirë kërcënimet hibride. Theksova nevojën kritike për të forcuar kohezionin e NATO-s, veçanërisht në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, për të kundërshtuar në mënyrë efektive kërcënimet ndërkufitare dhe për të përforcuar aftësitë tona parandaluese dhe mbrojtëse”, shkruan Hasani.
Tutje, ai thekson një falënderim të vecantë për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për kryesimin e takimit të sotëm produktiv, duke shtuar se mirëpresin forcimin e sigurisë euroatlantike dhe trajtimin së bashku të kërcënimeve të reja. /Arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...