Google ADS

Hasani në Seul: Angazhim për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe

10:26 | 23 Korrik 2024
E.G

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Seul të Koresë së Jugut, pati një takim edhe me Zëvendës Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Tregtisë së Koresë (KITA), Gi-Hyun Kim.

Në këtë takim, Hasani prezantoi lehtësitë dhe mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe për biznesin, duke shfrytëzuar vendndodhjen strategjike të Shqipërisë dhe perspektivën e BE-së për akses më të mirë në tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në sektorë prioritarë si teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, energjia, turizmi, arsimi, inovacioni, bujqësia, tregtia dhe shkëmbimet kulturore, duke vlerësuar arritjet dhe zhvillimin e Koresë në teknologjinë e lartë./ rtsh.al /

Të ngjashme