Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani kryesoi takimin e Këshillit të Sigurimit, ku theksoi rëndësinë e fuqizimit të të rinjve në jetën politike dhe jo vetëm.
Hasani u shpreh se të rinjtë janë ata që preken të parët nga konfliktet, teksa nënvizoi se fuqizimi i të rinjve mbetet thelbësor për arritjen e pajtimit dhe ndërtimin e paqes në rajon.
“E vetmja mënyrë për të bërë përpara, t’u sigurojmë të rinjve hapësirën për veprim të përbashkët. Askush nuk është më i interesuar në projektimin e së ardhmes sesa rinia. Të rinjtë mund të kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike në rajon. Rinia shqiptare përfaqëson 30% e popullsisë, por 100% të ardhmen. Fuqizimi i rinisë, investimi më i mirë për një të nesërme më të ndritshme”, tha ai.
Takimi i bashkëorganizuar me Gjermaninë e Francën në kuadër të KS me temë “Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme” ishte një mundësi e mirë për të pranishmit për të diskutuar format dhe mënyrat e fuqizimit të të rinjve.
Shqipëria mbyll më 31 dhjetor mandatin e saj dyvjeçar si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe takimi i sotëm erdhi në kuadër të dhjetorit, muajit të rinisë.
Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare Shqipëria me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë.
Ky mandat në Këshill ofroi mundësinë për të forcuar marrëdhëniet tona me partnerët dhe aleatët tanë strategjikë, por në të njëjtën kohë edhe për të zhvilluar pozicione në lidhje me çështjet dhe situatat në mbarë botën./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...