Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në debatin e përgjithshëm të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ministri Hasani ka publikuar pamje nga salla plenare e OKB-së, teksa thekson se “Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut”.
Si një trashëgimi e punës në Këshillin e Sigurimit, shkruan ai, Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv./rtsh.al
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...