Hasani në Këshillin Ministror të OSBE-së takon homologët e tij, zotohen për të përmirësuar bashkëpunimin politik

10:43 | 1 Dhjetor 2023
E.K

Ministri për Evropë dhe Punë të jashtme të Shqipësirë, Igli Hasani gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, ka pasur takime dypalëshë dypalëshe me kolegët dhe homologët e tij, José Manuel Albares , Dominique Hasler , Laurence Boone dhe Murat Nurtleu.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë shkëmbyer mendime për të përmirësuar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në nisma konkrete të cilat sipas tij do të kenë ndikim pozitiv.

“Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar akoma edhe më tej partneritetet tona në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke punuar krah për krah për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë’, shkroi Hasani./Arbresh.info

Të ngjashme