Ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ishte në takim me Drejtorin e Përgjithshëm të OPCW, Fernando Arias, në Hagë.
Në këtë takim, ata diskutuan për qasjen gjithëpërfshirëse për forcimin e sigurisë globale.
Postimi i plotë:
📍 Hagë, në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të OPCW, Fernando Arias, diskutuam qasje gjithëpërfshirëse për forcimin e sigurisë globale, përmes masave efektive të mospërhapjes së armëve kimike.
Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë kundër kërcënimeve kimike, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, si vendi i parë që ka shkatërruar plotësisht të gjitha armët e saj kimike, rreth 20 vjet më parë./Arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...