Google ADS

Hasani në Estoni, takim me kryeministren dhe homologun estonez: Diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

14:58 | 18 Maj 2024
E.K

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka zhvilluar një vizitë në Estoni, ku ka zhvilluar takime me kryeministren Kaja Kallas, homologun e tij Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hasani shkruan se u diskutua për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Baltikut.

Ndër të tjera Hasani ka shprehur mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE./Arbresh.info

Të ngjashme