Hasani merr pjesë në takimin për luftimin e ISIS-it: Shqipëria e hapur për shoqëritë harmonike ndërfetare

20:23 | 30 Shtator 2024
E.H

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka marr pjesë në takimin e ministrave të Koalicionit Global Kundër ISIS-it.

Në këtë organizim, Hasani mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan, Antony Blinken ndërsa shprehu përkushtimin e Shqipërisë për të kontribuar në luftën kundër ISIS-it, përcjell Arbresh.info,

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, ka shkruar Hasani në Facebook.

“Mirënjohje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për organizimin e takimit të Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në përkujtim të 10-vjetorit të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in”, tha Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme