Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me ministrat e jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se në takim është diskutuar për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, shkruan Arbresh.info.
“Në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, pata disa diskutime të frytshme dypalëshe me homologët e mi, Hadja Lahbib , Hakan Fidan, Lars Løkke Rasmussen, Margus Tsahkna dhe Jan Lipavsky.Diskutuam mënyrat për të forcuar lidhjet tona dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, duke u fokusuar në veprime konkrete për avancimin e perspektivës Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor.”, tha Hasani.
Tutje ai theksoi përkushtimin e tyre për të punuar së bashku në forumet ndërkombëtare duke kontribuar për paqe, sigurinë rajonale dhe evropiane.
“Si aleatë dhe partnerë të NATO-s, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë së bashku në forumet ndërkombëtare duke kontribuar për paqe, sigurinë rajonale dhe evropiane.”, ka shkruar ministri Hasani./Arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...