Hasani me homologun hungarez: Rama në Budapest në tetor

16:37 | 11 Shtator 2024
E.G

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim dypalësh me homologun hungarez, Peter Szijjarto, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Hasani ka vlerësua bashkëpunimin mes Hungarisë dhe Shqipërisë në fushën politike dhe ekonomike, ndërsa bëri të ditur se në kuadër të këtij bashkëpunimi kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë gjatë muajit tetor në Budapest.

Ministri Hasani tha Hungaria ka qenë në një nga mbështetësit më të mëdha të integrimit të rajonit të Ballkanit në BE.

“Vlerësojmë bashkëpunimin e lartë në fushën ekonomike dhe politike të vendeve por edhe mbështetjen e Hungarisë në proceset integruese. Gjatë muajit tetor kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në Budapest. Firmosëm një memorandum bashkëpunimi për eksportet dhe kompanitë hungareze janë të pranishëm në tregun shqiptar si kurrë më parë dhe inkurajojmë kompanitë shqiptare të kenë ambicie për tregun hungarez. Kjo Inkurajojmë që mbajtja e sesionit të ardhshëm të komisionit të përbashkët ekonomik ku mund të trajtojë mundësi të reja bashkëpunimin në fusha me interes. Integrimi i Shqipërisë në BE i jemi mirënjohjes Hungarisë për mbështetjen e tyre dhe Hungaria ka qenë një avokate aktive në zgjerimin e BE”, tha Hasani.

Edhe ministri hungarez, Peter Szijjarto tha se BE duhet të tregohet më e shpjetë në proceset integruese të rajonit, ndërsa shtoi se çdo vonesë është kundër interesave strategjike të vetë BE-së.

“Sa i përket presidencës tonë në BE nuk është diçka që bën të lumtur të gjithë vendet e BE pasi po përjetojmë disa momente dhe situata të vështira dhe për të cilën nuk ka gjetur ende përgjigje për sfida që po përballemi. Potenciali i Evropës ka rënë kohët e fundit dhe zgjerimi i BE është ajo që i duhet Evropës për energji të reja dhe rinovim. Është në interes të Hungarisë që paqja dhe zhvillimi të jenë karakteristikë në Ballkanin Perandor. BE ka më tepër nevojë për rajonin se sa anasjelltas. Ballkani po pret prej 14 vitesh që të anëtarësohet në BE dhe mendojmë se ky trajtim është i pamerituar për këto vende. Shqipëria e meriton plotësisht të nis procesin e integrimit. Çdo vonese e tepërt është kundër interesave të BE dhe kjo është në dëm të besueshmërisë së BE”, tha Szijjarto.

/rtsh.al/

 

Të ngjashme