Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipëris, Igli Hasani u shpreh sot se, në vitin 2024 janë shpërndarë mbi 5 mijë tekste me materiale mësimore në diasporë dhe janë përfshirë rreth 20 mijë nxënës në mësimin e gjuhës shqipe.
Në takimin e e 4-ët vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Hasani u shpreh se, “ky Këshill ka për qëllim të trajtojë dhe përcaktojë hapat e ardhshëm në hartimin e politikave konkrete dhe realiste për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor, por dhe të traditave tona kombëtare”.
Po ashtu, shtoi Hasani, “ky takim synon të nxisë vlerat që afirmojnë, jo vetëm identitetin kombëtar, por edhe frymën evropiane të shqiptarëve”.
“Përtej reflektimit për vitin 2024 dhe progresit të arritur në fushat e kulturës, diplomacisë apo ekonomisë, ky është një moment i mirë për të përcaktuar një rrugë të qëndrueshme për vitin e ardhshëm, duke forcuar më tej politikën për diasporën dhe integrimin e saj në shoqërinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Dhe padyshim është një mundësi e mirë që të sigurojë rritjen dhe integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare për të kontribuuar në zhvillimin e përbashkët”, tha Hasani.
“Diaspora është ndoshta pjesa më e rëndësishme kombit tonë dhe çështja kombëtare kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjerë nga të gjitha strukturat e shoqërisë”, shtoi Hasani.
Ministri u shpreh se, “në vitin 2024 me ministren e Arsimit, kemi bërë përparim të dukshëm në mbështetje gjuhën shqipe në diasporë. Kemi shpërndarë mbi 5 mijë tekste me materiale mësimore dhe kemi përfshirë rreth 20 mijë nxënës në mësimin e gjuhës shqipe. Një angazhim që ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar dhe forcimin e lidhjeve me vendlindjen”.
Kryediplomati shqiptar gjithashtu theksoi se, “diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave, të cilat janë një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Emigrantët shqiptarë sollën 772 milionë euro për të afërmit e tyre vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, duke kontribuuar në përmirësimin e standardit të jetesës për shumë familje shqiptare./atsh.al
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin