“Humbja e Ballkanit Perëndimor nuk është një opsion për Bashkimin Evropian, pasi kjo do të dëmtonte seriozisht kredibilitetin e saj.”
Kështu u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, në fjalën e tij në Akademinë Diplomatike të Budapestit, ku foli rreth perspektivës së Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Ministri Hasani theksoi se sot rajoni e gjen veten në një moment veçanërisht të paparashikueshëm dhe se, sipas tij, integrimi në BE është garancia e vetme për një Ballkan Perëndimor paqësor, të sigurt dhe të begatë.
“Roli i Shqipërisë në promovimin e bashkëpunimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, angazhimi i saj me “armiq historikë”, edhe në rrezik të kostove politike brenda vendit dhe ndërmjet shqiptarëve në rajon, është i njohur gjërësisht dhe dëshmon angazhimin tonë në idenë e nxitjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha ai.
Kryediplomati shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë e miratimit të një qasjeje të qëndrueshme strategjike të BE ndaj rajonit tonë dhe integrimit të tij.
“Ne besojmë se integrimi rajonal është një faktor kyç për të ardhmen tonë. Është i qenësishëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe është vendimtar për integrimin në BE. Ka një rënie të mbështetjes për procesin e integrimit në BE dhe rënie të besimit në BE. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ecë përpara dhe gjendja e Bosnje Hercegovinës duhet të trajtohet urgjentisht. Zgjidhja e këtyre dy situatave do të heqë padyshim dy pengesa të rëndësishme në rrugën e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal”, deklaroi ministri në fjalën e tij.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari. Në përfundim të kësaj vizite, Ministri Hasani do të niset drejt Spanjës, ku gjithashtu zhvillon një vizitë zyrtare./abcnews.al
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...