Google ADS

Hasani gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia, diskuton për Bashkimin Evropian

17:16 | 2 Mars 2024
R J

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia, kanë diskutuar mbi aftësinë e BE-së, për të formësuar tranzicionet globale.

“Në Forumin e Diplomacisë në Antalia diskutuam mbi aftësinë e Bashkimit Evropian, për të formësuar tranzicionet globale.

Shpreha bindjen se BE-ja 🇪🇺 ka potencialin për t’u bërë një lojtar i vërtetë global dhe nuk mund t’i shmanget më zgjedhjeve të vështira.

Aftësia e Unionit për të formësuar tranzicionet fillon në fqinjësinë e tij të afërt dhe zgjerimi është çelësi për të arritur këtë qëllim”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/

Të ngjashme