Samiti III i Diasporës nisi punimet këtë të enjte.
I pari që mbajti një fjalë ishte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ai theksoi se salla e mbushur e Pallatit të Kongreseve është mesazhi më i qartë dhe i bukur i bashkimit të shqiptarëve. Theksoi se ky samit vjen në një moment të paprecedentë historik për shqiptarët.
“Kurrë më parë nuk kanë gëzuar shqiptarët një reputacion më të mirë se sot”, theksoi ai.
Por po ashtu nënvizon se e tashmja është një moment sfidash pasi rajoni përballet me pasiguri.
“Ne shqiptarët kemi ditur të konsolidojmë rolin tonë si garantë të orientimit euro-atlantik të rajonit. Kemi ditur po ashtu të promovojmë një model bashkëjetese e dialogu. Kjo ka bërë që ne të fitojmë respektin e admirimin e aleatëve, miqve e partnerëve”, tha Hasani.
Sipas tij, diaspora ka një rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare.
“Ajo që mund të bëjmë pa vëllezërit e motrat tanë nëpër botë, është fare pak. Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare. I detyrohemi një borxh të pashlyeshëm bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë kufijve. Samiti, një moment për të eksploruar bashkarish ide e forma konkrete bashkëpunimi. Rrjeti i përfaqësive të Shqipërisë, do të jetë gjithmonë dora e shtrirë e shtetit shqiptar ndaj diasporës”, tha ai./tvklan.al
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...