Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrakhmanov në Hagë.
Me anë të një postimi në facebook, Hasani bëri të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuan ështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbinë Jugore, shkruan Arbresh.info.
“Në Hagë, në takim me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrakhmanov. Diskutuam përparimin thelbësor të Shqipërisë, në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, si dëshmi e përkushtimit tonë për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe barazinë.”, ka shkruar ai.
“Në takim ngrita çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbinë Jugore, e cila i privon ata nga të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...