Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë tre ditore në Seul të Koresë, ku edhe ka pasur takime me qeverinë, organizatat tregtare, parlamentare dhe akademinë.
Hasani me anë të një postimi në platformën X, theksoi se kanë diskutuar për mënyrat për të ringjallur shkëmbimet politike, ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve, përcjell Arbresh.info.
“Një moment veçanërisht i paharrueshëm ishte biseda ime me diplomatët e ardhshëm në Akademinë Diplomatike Kombëtare të Koresë. Ne diskutuam perspektivën e Shqipërisë për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet Ballkani Perëndimor dhe më bëri përshtypje njohuritë e tyre solide dhe interesi i madh për Shqipërinë dhe rajonin. Roli i Koresë si një fuqi ekonomike dhe partner strategjik i NATO-s në Indo-Paqësorin, së bashku me shfaqjen e saj si një lider global në shkencë, teknologji dhe kulturë, është një shembull i jashtëzakonshëm i fuqisë së butë. Pres më shumë angazhim dhe shkëmbime mes qeverive tona dhe, më e rëndësishmja, njerëzve tanë”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/
During my three-day visit to Seoul, I had productive meetings with the government, trade organizations, parliamentarians, and academia to discuss ways to reinvigorate political, economic, and cultural exchanges between our countries.
A particularly memorable moment was my… pic.twitter.com/M5wrvnAx3d
— Igli Hasani (@IgliHasani) July 24, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...