Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, i pranishëm në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Berlin, ka deklaruar se Shqipëria po përshtat një përqasje të re dinamike në sigurinë Kibernetike.
Duke iu referuar sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemit online të institucioneve shtetërore shqiptare, Hasani theksoi se për parandalimin e kërcënimeve kibernetike është domosdoshmëri bashkëpunimi mes aleatëve.
Hasani bëri të ditur se po punohet për krijimin e një Akademia Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike.
Sipas tij, Akademia Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike do të jetë thelbësore për rritjen e gatishmërisë në mesin e infrastrukturave të informacionit kritik./rtsh.al
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin