Një valixhe e dyshimtë në një kompani transporti në Rodho ka ngritur policinë greke në këmbë.
Sipas mediave greke, efektivet kanë pritur deri sa aty kanë ardhur dy shqiptarë ta marrin.
Brenda valixhes është gjetur gjysmë kg kokainë (507 gram) dhe ndërkohë janë arrestuar dy shqiptarë 32 dhe 34 vjec, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar.
Droga thuhet se ishte futur në një DVD player.
Pas arrestimit, Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tyre ku u gjet dhe sekuestrua edhe 100 gram kokaine dhe 240 euro, 1 peshore dhe 1 shkop bejsbolli. Nuk dihet se nga vinte valixhja e mbushur me drogë.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad