Google ADS

Hapja e negociatave, Soreca: Shqipëria ka 4 kushtet për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare

17:06 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Ambasadori i BE, Soreca me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka sqaruar disa nga kushtet të cilat Shqipëria duhet të plotësojë për tu ulur në tryezën e parë ndërqeveritare, pas vendimit për hapjen e negociatave që u mor në 24 mars nga ministrat e jashtëm të BE-së.

Sipas Sorecës janë 4 kushte kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë para organizimit të konferencës ndërqeveritare. Këto 4 kushte janë: Reforma Zgjedhore, vijimi i reformës gjyqësore me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, implementimi i plotë i SPAK dhe BKH si dhe fuqizimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Tani synimi është të përgatisim këtë kuadër dhe ta dorëzojmë me raportin vjetor të KE-së në qershor, më pas do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin për miratimin dhe kjo do të ndodhë në Shqipëria do të përmbysë atë kërkesë dhe më pas në gjysmën e dytë të 2020, do të jetë Gjermania që do të ketë Presidencën e BE-së që do të thërrasë konferencën e parë ndërqeveritare. Kushtet apo kërkesat që duhet të përmbushë Shqipëria. Në mënyrë që të ulet në këtë tryezë me BE për konferencën duhet të përmbushë këto;

Reforma zgjedhore e miratuar sipas rekomandimeve të OSBE

Vazhdimi i reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

Krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH

Duhet të fuqizojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.” tha Soreca.

“Puna duhet të vijojë edhe për elementët e tjerë që janë përmendur edhe në Bundestagun gjerman ku u pa qartë edhe qëndrimi i Gjermanisë.

Puna duhet të vazhdojë për çështjen e të drejtave të njeriut, të pronësisë, minoritetet.

Ai grupi i parë i kushteve duhen të plotësohen përpara tryezës ndërqeveritar kurse pjesa tjetër është pjesë e kuadrit negociues. Dhe do të monitorohen nga KE. Do të jenë pjesë e raporteve që KE do të informojë vendet anëtare dhe BE.”– tha më pas Luigi Soreca./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme