Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se kreu i Shtetit ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.
Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Begaj, shkruan se “lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”.
Më herët në konferencën ndërqeveritare që u mbajt sot mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó deklaroi se BE duhet të ndërmarrë hapa urgjente për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.
Ai vuri në dukje se besueshmëria ndaj Bashkimit Evropian ka rënë së fundmi, veçanërisht sa i përket politikës së procesit të zgjerimit.
Për këtë arsye, kryediplomati hungarez vuri në dukje se koha e pritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor ka përfunduar, ndaj sipas tij, procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar.
Ministri i Jashtëm hungarez, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së u shpreh se Shqipëria ka bërë progres dhe ndaj duhet që procesi i anëtarësimit të bëhet më i shpejtë.
“Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani. Nga ana tjetër, shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë i mbështetur në merita. Këtë dëgjojmë shumë shpesh dhe meritat janë qartësisht nëse do të shihnim arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, qofshin në ekonomi, në politikë, në çështjet sociale”, theksoi më tej Péter Szijjártó./rtsh.al/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...