I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas vizitës së tij në Bruksel bashkë me Kryeministrin Rama, përmes një lidhjeje Skype ka treguar midis të tjerash edhe nëse do të ketë kësaj radhe një dritë jeshile për Shqipërinë sa i përket integrimit dhe kur mund të ndodhë kjo.
Taulant Balla: Pritshmëritë e mia janë që brenda presidencës portugeze, ne të mbajmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare, që mund të jetë në Maj, ose Qershor, sipas axhendës qoftë të Këshillit apo Komisonit.
Alban Dudushi: Përcaktimi i datës, do të bëhet para 25-Prillit?
Taulant Balla: Ajo që unë mendoj, qoftë Komisioni, edhe ne jemi në kontakt edhe me Presidencën portugeze, sepse kjo ëhstë një vendimmarrje që involvon edhe vendin që ka Presidencën edhe pse dua ta theksoj që Presidenca portugeze është një Presidencë positive, edhe pse fokusi i tyre është edhe në çështje të tjera
Alban Dudushi: Do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia dhe do të marrë një datë, pavarësisht problemit maqedonas apo do të presë Maqedoninë?
Taulant Balla: Edhe kjo mund të jetë një alterantivë, por nuk është vendimmarrja jonë, është vendimmarrja e institucioneve të BE-së.
Bledian Koka: Domethënë, mos ta hapim shampanjën kot…
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...