Një javë përpara se në Shëngjin dhe Gjadër të mbërrijnë 400 emigrantët e parë pas marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “La Repubblica”.
Rama tha se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve në të dyja strukturat e ngritura nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare.
Po ashtu, ai shprehet se asnjë emigrant nuk do mund të largohet nga këto struktura.
“Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje, institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”, shprehet Rama.
Po a mund të përsëritet një marrëveshje e tillë e Shqipërisë me një vend tjetër? Për këtë, Rama përgjigjet kështu.
“Mund të jetë e përsëritshme, por së pari do të më duhej të kuptoja se kush është çifti tjetër de facto në Evropë, i përbërë nga një shtet anëtar i BE-së dhe një shtet evropian që ende nuk është anëtar i BE-së: për momentin e kam të vështirë ta shoh”, shprehet kreu i qeverisë.
Për sa i përket vonesave të hapjes së dy qendrave, Rama thotë se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e problemeve gjeologjike./euronews.al
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...