Ambasada e Gjermanisë në Tiranë e ka përgëzuar Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj për hapjen e grup-kapitullit të gjashtë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit, ky hap i rëndësishëm është një njohje e merituar për Shqipërinë, shkruan Arbresh.info.
“Ky hap i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit është një njohje e merituar për Shqipërinë si një partner i ngushtë i BE-së në të gjitha çështjet e politikës së jashtme, për angazhimin e saj të palëkundur në organizatat ndërkombëtare dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon”, thuhet në reagim.
“Gjermania është mirënjohëse që ka një aleat dhe partner kaq të besueshëm në një botë të trazuar”, ka theksuar ambasada.
“Ne inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri përpjekjet drejt anëtarësimit në BE dhe reformat e nevojshme në të gjitha fushat”, përfundon reagimi i ambasadës së Gjermanisë./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...