Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me ligjin e dosjeve, duke u shprehur se nuk do ta ndalë asgjë në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.
“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama”, shkruan Meta mes të tjerash./euronews.al/
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori