Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasnai, pohon se hapja e Aeroportit të Kucovës si bazë ajrore e NATO-s, është mënyra më e mirë për të festuar 15 vjetorin ë anëtarësimit të shtetit shqiptar në këtë organizatë.
“Hapja e Aeroportit të Kuçovës si bazë ajrore e NATO-s, shënon një tjetër kontribut të rëndësishëm të Shqipërisë 🇦🇱 në sigurinë rajonale dhe euroatlantike.Me investime të tjera strategjike, kjo bazë ajrore do të rrisë lëvizshmërinë dhe aksesin e Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Kjo është mënyra më e mirë për të festuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, shkruan Hasani në Facebook.
Ndryshe, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e kësaj bazë ajrore të NATO-s në Kuçovë si një mesazh për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë dhe në rajon. Begaj tha se kjo shënon një kapitull të ri në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë dhe bashkëpunimit me aleatët.
Ky investim tha Begaj, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për aleancën./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Baza e NATO-s në Kuçovë, Begaj: Banjska tregoi sa e brishtë është siguria në rajon
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...