Rastet ditore të infektimeve me Covid, vijojnë të jenë të larta në vendin tonë. Për shkak të kësaj situate, mbrëmjen e sotme është hapur spitali COVID 4 dhe në të janë shtruar pacientët e parë.
“Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit. Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 spitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve dhe plotësimit të kapaciteteve në spitalet e para covid.
100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve. Ky është një tjetër hap drejt rritjes se kapaciteteve tona. Kjo është struktura e radhës që i vihet në shërbim qytetarëve”, tha ministrja Manastiliu gjatë një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në këtë spital do të ketë 100 shtretër në dispozicion dhe pas hapjes së COVID 4, ministrja tha se po bëhemi gati për skenarë të tjerë për të lehtësuar sistemin shëndetësor dhe për t’u shërbyer qytetarëve, e këtu bëhet fjalë për hapjen e spitaleve rajonalë.
“Jam e bindur që do tja dalim. Do të bëjmë dhe një hap në jetësimin e COVID 4. Patjetër që do të përgatitemi dhe për skenarë të tjerë për atë çfarë kemi thënë për të lehtësuar të gjithë sistemin shëndetësor por edhe për tu shërbyer qytetarëve kudo ku janë”, shtoi ajo.
“? Në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me #covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit.
#Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë??
??⚕️?⚕️Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm?”
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...