“Fiks Fare” ka paraqitur situatën e disa zonave turistike në vend të cilat çdo vit frekuentohen nga mijëra turistë. Golemi ka një infrastrukturë rrugore të vështirë në të cilën prej 15 vitesh nuk është vënë dorë, ndërkohë impianti i ujërave të zeza është drejt përfundimit.
Në Shëngjin paraqitet e njëjta situatë përsa u përket rrugëve, ndërkohë vihen re kudo mbeturinat urbane dhe inerte si pasojë e ndërtimeve të shumta. Pogradeci edhe pse pret turistë gjatë gjithë vitit ende nuk është sistemuar situata në bregun e liqenit, ai vazhdon të jetë i pa pastruar nga mbeturinat . Në Vlorë situata ndryshon, në 13 pika të qytetit kanë nisur punimet për rregullimin e infrastrukturës. Megjithatë ende në disa zona të plazhit publik vazhdojnë të derdhen ujërat e zeza në det.
Bashkitë e këtyre qyteteve turistike edhe pse me çeljen e sezonit turistik ende nuk kanë marrë masa për pastrimin e plazheve, plugimin e rërës si dhe rregullimin e gjendjes së infrastrukturës. Në zonën e Golemit e cila pret gjatë sezonit 250 mijë vizitorë në ditë, rrugët që të çojnë drejt plazhit janë të mbushura me gropa.
Banorët e pyetur nga Fiks Fare thonë se kjo situatë ka më shumë se dhjetë vjet që nuk merr zgjidhje nga pushteti vendor.
“Kam mbi 11 vjet që jetoj këtu dhe, këto rrugë kanë qenë gjithmonë. Askush nuk ka vënë dorë këtu as ish Komuna e as Bashkia e Kavajës. Është turp pasi Golemi është edhe zonë turistike”, shprehet një qytetar.
Në anën tjetër Njësia Administrative Golem, por edhe Bashkia e Kavajës janë shprehur për Fiks Fare se nuk mund të ndërhyjnë në infrastrukturën rrugore si rrjedhojë e mungesës së fondeve. Edhe një projekt që do zbatohet është nga Fondi i Zhvillimit shprehen institucionet vendore. Problematik mbeten ujërat e përrenjve të cilat shkaktojnë përmbytje, deri në përfundim të impiantit të ujërave të zeza.
“Një nga gjërat që duhet të bëjmë janë rrugët. Kemi kërkuar shumë dhe jemi në proces. Mesa di unë ka një fond nga Fondi i Zhvillimit që do të rregullojë rrugën nga Mak Albania deri te Përroi i Agait. Megjithatë në kemi qenë pak të bllokuar se dihet situata e Bashkisë së Kavajës”, shprehet Ilir Gjuzi , Administrator në Njësinë Administrative Golem.
Në të njëjtën linje mendimi është edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Kavajë, Thoma Çaushi .
“Rrugët e brendshme janë problemi i vjetër për Golemin .Nuk është një problem i thjeshtë, sepse edhe ndërtimet janë bërë me projekte parciale . Jemi munduar t’i bëjmë disa shërbime, por nuk mund të investojë bashkia se këto projekte kërkojnë fonde të mëdha”. u shpreh Çaushi.
Por edhe në veri situata është po e njëjta përsa i përket infrastrukturës rrugore. Në Shëngjin të shoqërojnë kudo gropa të mëdha dhe kanale të hapura. Problem mbeten mbeturinat që kanë pushtuar zonën e portit si dhe mungesa totale e plugimit dhe sistemimit të rërës në zonën e plazhit.
“Këto rrugë kanë vite kështu , asnjëherë nuk është vënë dorë. Ju e shihni edhe vetë situata është skandaloze. Është edhe zonë turistike”, shprehet një banor.
Fiks Fare i është drejtuar Bashkisë së Lezhës për t’u njohur më nga afër me masat që janë marrë për sezonin turistik. Drejtori për Arsimin , Turizmin ,Kulturën dhe Sportet Ardian Liçi thotë se bashkia e ka detyrim moral dhe ligjor për të marrë masat paraprake për këtë sezon turistik në mënyrë që t’i presi sa më mirë turistët. Megjithatë situata rezulton komplet e kundërt.
“Shumë shpejt do të plugojmë rërën dhe do të kryejmë pastrimi. Është vonë, por dhe nuk është vonë se kushtet e motit nuk kanë qenë të mira . Lidhur me rrugët , në disa zona janë bërë punime për rrjetin elektrik, por shumë shpejt ato do të sistemohen. Ka edhe disa ndërtime pa leje të cilat do t’i prishim, ndërsa për dezinfektimit nuk kemi ndonjë plan konkret”, është shprehur Liçi.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan qendrës së jugut, Vlorës turistike. Prej pak kohësh ky qytet është kthyer në një kantier ndërtimi. Kudo punohet në shtrimin e rrugëve dhe përfundimin e LungoMares. Problem mbeten ujërat e zeza të cilat vazhdojnë ende të derdhen në disa zona të plazhit publik. Qytetarët shprehen se asgjë nuk është gati për këtë sezon.
“Ju e shihni dhe vetë , këtu mban ere e keqe, e padurueshme”, shprehet një qytetare. Disa të tjetër thonë se po punohet për të rregulluar situatën . Fatjon Devollaj , Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Bashkia Vlorë, thotë se në këtë qytet po bëhen ndërhyrje për përmirësimin e Infrastrukturës , në 13 segmentet kryesore. Ndërsa pyetjes se pse nuk ka përfunduar ende LungoMare, z. Devollaj shprehet se po punohet me ritme të shpejta, por nuk jep një datë ekzakte të përfundimit të punimeve.
Një tjetër vend shumë i frekuentuar jo vetëm në verë, por gjatë gjithë stinëve të vitit është qyteti i Pogradecit. Këtu pushteti vendor ende nuk ka vepruar për pastrimin e bregut të liqenit si dhe për rregullimin e infrastrukturës.
Disa qytetarë shprehen se ende asgjë nuk është bërë gati për këtë sezon turistik . Të tjerë thonë se bashkia është me vonesë në masat që duhen marrë. Ndërsa pranë stadiumit banorët thonë që infrastruktura lë për të dëshiruar.
Nuk është e të njëjtit mendim Bashkia Pogradec, ku sipas saj kanë filluar të merren masat për sezonin turikstik . Dorian Leka, drejtor për turizmin është shprehur se shumë shpejt do të nisë pastrimi dhe plugimi i rërës buzë liqenit.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...