Hapet plotësisht rruga Tiranë-Elbasan

16:42 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Rruga Tiranë –Elbasan nga kjo e martë është e hapur plotësisht për qarkullimin e automjetëve.

Bëhejt fjalë për segmentin nga rrethrrotullimi i TEG-ut deri në hyrje të tunelit, e cila prej kohësh ishte me një kalim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet kanë përfunduar plotësisht dhe se vonesat e shkaktuara erdhën si pasojë e motit me reshje, ç’ka ka penguar investimin në shtresën e asfaltit.

Kjo është rruga që ka thyer çdo rekord pasi ndërtimi i saj ka zgjatur 8 vite, ndërsa kostoja përfundimtare tejkaloi projektin fillestar, duke arritur në finale një shumë prej 450 milion dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme