Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar sot se është hapur dhe një aks tjetër i Unazës së Madhe në Tiranë.
“Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet“, njofton ministrja në një postim në mediat sociale.
Teksa inspektoi këtë segment rrugor, ministrja tha se për disa ditë me radhë do të ketë prezent të shtuar të policëve për të disiplinuar drejtuesit e mjeteve.
Për pak ditë do të hapet dhe tuneli tjetër tek “Shqiponja” dhe për ministren ky tunel do të lehtësojë shumë trafikun në atë zonë./tvklan.al
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua