Hapet në Jalë Pika e Aventurës

07:23 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Në bashkëpunim me GIZ gjerman, në Jalë është hapur Pika e Aventurës, e cila do t’u ofrojë turistëve vendës e të huaj mundësinë e përfshirjes në aktivitete sportive si ngjitje në mal, Jeep Safari, kajak, zhytje, stand-up paddle, mountain biking, etj.

“Synimi mbetet zgjatja e sezonit turistik nga prilli deri në nëntor, çka do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ekonominë e zonës”, ka thënë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka thënë se ky model i ri i turizmit të qëndrueshëm synon t’u ofrojë vizitorëve një gamë të gjerë aktivitetesh sportive edhe përtej sezonit të verës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme