Kutia e parë që shënon dhe nisjen e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet në Bashkinë Kukës është hapur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00.
Votimet e po ashtu edhe procesi i administrimit të të gjitha procesverbaleve të kutive të votimit ka shkuar normalisht dhe po probleme.
Në qendrën e votimit ndodhen përfaqësues të PS-së si dhe të koalicionit “BF”.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka raportuar se kanë qenë rreth 20 mijë qytetarë të cilët i janë drejtuar kutive të votimeve (44%) nga 45 mijë e 946 që kishin të drejtë vote në Kukës për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Në garë janë Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS.
Emri Vata, i zgjedhur nëpërmjet procesit të primareve, vjen nga radhët e policisë ku ka mbajtur dhe poste drejtuese.
Ndërsa Albert Halilaj ka mbajtur postin e prefektit të qarkut të Kukësit, dhe më herët kaq qenë në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Kukës./tvklan.al
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga