Hapet ambasada Japoneze në Tiranë. Qeveria Japoneze i dhuron Qeverisë Shqiptare 129 makina Toyota të prodhimit të fundit Japonez.
129 automjete Japoneze të gjeneratës së re
Grant siguruar nga Qeveria japoneze Qeveria Shqiptare dëshiron të falënderojë Qeverinë Japoneze për dhurimin e 129 automjeteve të prodhimit më të fundit japonez. Ky donacion u mundësua nëpërmjet një granti mjaft bujar prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë për qeverinë shqiptare, grant i cili u miratua nëpërmjet marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar më 29 korrik 2015.
Qëllimi i këtij donacioni bujar është reduktimi i ndotjes së mjedisit dhe reduktimi i emetimit të ajrit që shkakton efektin serë (GHG), duke promovuar në këtë mënyrë automjetet e gjeneratës së ardhshme ʺmiqësor ndaj mjedisitʺ të prodhuara në Japoni. Këto automjete do të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin në institucionet publike dhe shtetërore, si dhe për përmirësimin e cilësisë dhe performancës mjedisore.
Vëmendja gjithnjë e në rritje ndaj vendin tonë, nga qeveria japoneze, bëri që Shqipëria të përzgjidhej si një nga vendet përfituese nga Ndihma e Granteve japoneze si mbështetje buxhetore (NPGA) e dedikuar për mbrojtjen e mjedisit.
Në ceremoninë e këtij donacioni morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i shtetit japonez për Punë të Jashtme, Nobuo Kishi, i cili përmendi dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera gjithnjë e në rritje midis dy vendeve tona. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen e tij për Sistemin Japonez të Bashkëpunimit Ndërkombëtar JICS, për punën e palodhur gjatë gjithë procesit të zbatimit të projektit dhe shpërndarjen e suksesshme dhe efektive të makinave në destinacion.
Makinat do të përdoren për përdorim publik, sipas nevojave të sektorit publik. Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative të institucioneve shtetërore, në rritjen e lëvizshmërisë së sektorit publik për monitorimin dhe zbatimin e planeve të rehabilitimit të zonave të shkatërruara nga mjedisi, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...