Bizneset e interesuar mund të aplikojnë online për stacionet e plazhit për sezonin e ardhshëm veror. Aplikimet do të të jenë të hapura për një muaj dhe do të realizohen nëpërmjet e-albania.
Në bazë të Vendimit të Qeverisë prioritet për stacione plazhi do të kenë vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet e vijës së parë të bregdetit, si dhe ato që ndodhen afër saj.
Pas përfundimit me sukses të aplikimit , miratohet kërkesa për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, konfirmim ky që i shkon aplikuesit nëpërmjet e-Albania për t’u përmbyllur me nënshkrimin e kontratës nga 1 deri 5-vjeçare dhe lëshimin e certifikatën përkatëse.
Hartat e plazheve u miratuan në fillim të muajit nëntor gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, ku me rregulloren e re lirohen rreth 675 parcela plazhesh.
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...